Telegrafi

Fletcher: Të gjithë sakrifikonim për Ronaldon

Kapiteni i kombëtares skoceze shënoi një gol të shkëlqyeshëm në fitoren 3-0 të United ndaj Evertonit gjatë vikendit, dhe ka thënë se ai mund të avancojë në sulm më shumë, tash që Ronaldo nuk është më në ekip.

“Çdo ekip në botë do ta ndjente mungesën e tij. Ai është një lojtar fantastik dhe një golashënues i shkëlqyeshëm. Ai u adaptua shumë kur ishte këtu. Ai kaloi nga një anësor i butë në një anësor golashënues dhe lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë Fletcher.

“Shpresoj se tash mund të jemi një ekip më i bashkuar dhe lojtarët tjerë do të përmirësojnë lojën e tyre për të mbuluar zbrazëtirën e lënë nga mungesa e tij. Kemi nevojë për më shumë gola nga mesfushorët dhe më shumë gola nga të gjithë lojtarët”.

“Po aq sa Cristiano ishte i nevojshëm për ne, i gjithë ekipi sakrifikonte shumë për të. Si mesfushor, e di se unë nuk mund të shkoja për të goditur në sulm, pasi Cristiano ishte i avancuar. Tash mendoj se ka më shumë mundësi që mesfushorët të shënojnë gola” ka shtuar skocezi./Telegrafi/