Fletarrestë të rrejshme për deputetët Stevo Pendarovski, Ivana Tufegxhiq dhe Pavle Bogoevski nga LSDM sot janë gjendur në vende të ndryshme të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fletëpalosje nën fotografitë e deputetëve shkruan ‘Kërkohet për tradhëti’ nën çka janë vendosur ‘tradhëtitë’ që i kanë bërë.
Është shkruar se është pranuar dygjuhësia, federalizimi, angazhimet për pjesëmarrje të shqiptarëve në çështjen e emrit, ndryshimi i kartëmonedhave, himnit, flamurit, stemës, uniformat në polici dhe ushtri, si dhe ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë.
Kurse në profilin e saj në Facebook ka reaguar Tufegxhiq në lidhje me këto fletarreste, duke iu drejtuar personave që i kanë bërë këto se nuk ka nevojë prej fletëarreste dhe imagjinatë, gënjeshtrat tuaja kanë dalë në pah dhe deshifruar. /Telegrafi/