Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, të mërkurën është suspenduar nga puna, me vendim të kryetarit të Komunës.
Kjo pasi Bajrami, pjesëtar i komunitetit ashkali, po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij, në objektin e Komunës së Ferizajt, me një 15-vjeçare, me nacionalitet shqiptare.
Bajrami, në një intervist për arbresh.info ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me të mituren, për të cilën thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.
E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami. Sipas tij, vajza në zyre nuk kishte qëndruar me shumë se 5 minuta.
Traineri i karates tha se vajza gjendej në zyrën e tij për të kërkuar nga ai shumën prej 10 euro që asaj i nevojiteshin për të blerë një palë syze.
Ai ngritë dyshime se rasti në plotni është montuar.
53 vjeçari drejton gishtin kah zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari.
Ai thotë se prindi i zv/ministrit është sigurim në Komunën e Ferizajt dhe tash e një kohë të gjatë po tenton të largojnë atë nga kjo pozitë.
Bajrami akuzon vajzen se përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.
Madje, 53 vjeçari pretendon se i dashuri i vajzës e ka shtyer të mituren që herën e parë ta denoncojë atë për ngacmim seksual.
Për rastin e fundit Rexhep Bajrami, në polici thotë se ka deklaruar se 15-vjeçarja kishte ardhur tek ai në zyrë për t’i kërkuar para dhe se për një gjë të tillë e ka dërguar prindi i saj.
https://www.youtube.com/watch?v=S4SlomggeIA