Site icon Telegrafi

Flet vëllai i kryeministrit Mustafa: Ja pse kërkova azil (Video)

E gjithë Kosova e mori vesh se Ragipi është vëllai i kryeministrit Isa Mustafa.

Por, lajmi për të mori jehonë shkaku i gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe kërkesës që ky bëri për azil në Gjermani, në kohën kur shefi i qeverisë po e kritikonte çdo kosovar që zgjodhi një rrugë të tillë.

E, 58 vjeçari pranon se u detyrua që këtë të bëjë për të gjetur shërim për kancerin nga i cili vuan tash e 12 vjet, pasi  shërim nuk gjeti në vendet fqinje.

Në kësi rrethana ky kërkoi shërim në Zvicër e Gjermani

Por vëllai i vogël i kryeministrit Mustafa, thotë se për një kohë të gjatë punoi e jetoi në Bullgari, ku edhe e ka fituar të drejtën e nënshtetësisë, gjë që ia ka mundësuar të lëviz lirshëm në shtete e Bashkimit Evropian.

Mirëpo, në Gjermani nuk qëndroi më shumë se 4 ditë, por u kthye pa e pritur përgjigjen për azilin e kërkuar.

Aktualisht Ragipi i cili jeton vetëm me gruan, me pensionin që merr thotë se i blenë barnat që i nevojiten.

E, derisa vonë thotë se u ndihmua edhe nga vëllezërit, përfshirë edhe Isën.

Exit mobile version