Site icon Telegrafi

Flet vajza e Saddam Husseinit, nuk është e hidhëruar që babai ia vrau burrin: Ai ishte hero! (Video)

Në mëngjesin e Kurban Bajramit, në dhjetor të vitit 2006, Raghad Saddam Hussein, motra e saj dhe fëmijët e tyre ishin shtrydhur së bashku para televizorit në shtëpinë e tyre në Aman, dhe qanin teksa shikonin pamjet e babait të saj duke u varur nga njerëz të maskuar në trekëmbësh.

Saddam Hussein, i cili sundoi Irakun nga viti 1979 deri në përmbysjen e tij dhe kapjen nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003, nuk pranoi t’i vendosnin kapuçin dhe nuk derdhi asnjë lot teksa po i vendosej laku në qafë. Transmetimi televiziv përfundoi aty, por dikush ka mundur që ta regjistrojë me celularin e tij dhe ta shpërndajë videon disa orë më pas.

“Kurrë nuk e kam parë atë moment dhe unë refuzoj për të parë atë”, tha Raghad, vajza e madhe e Sadam Huseinit për CNN, në intervistën e saj të parë që nga vdekja e babait të saj dhjetë vjet më parë.

Ai u dënua për krime kundër njerëzimit për vrasjen e 148 shiitëve irakianë në vitin 1982.

“Detajet e vdekjes së tij janë të shëmtuara dhe të dhimbshme, por kjo është një vdekje e ndershme”, pati thënë Raghad me telefon nga kryeqyteti jordanez, ku ajo kërkoi strehim pas pushtimit të Irakut 2003. “Kjo ishte një vdekje që sjellë krenari për mua, fëmijët e mi, motrat dhe fëmijët e tyre, për të gjithë ata që e duan atë dhe të ketë një vend për të në zemrat e tyre”.

Duket e çuditshme, por ajo nuk ndihet keq që babai ia vrau burrin dhe kunatin. Ndërkaq, shton se në kohën e babait të saj, shteti ishte stabil ku nuk ka mundur të veprojë asnjë organizatë ekstremiste.

“Ishte hero, simbol për miliona njerëz. Ishte luftëtar”, shton ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version