I mllefosur nga vizita në Koshare e ish-ministrit serb të Kosovës, Aleksander Jabllanoviq – ku vendosi edhe kurora lulesh dhe lartësoi forcat serbe atje – ish-ushtari i UÇK-së, Besnik Duraku, vendosi flamurin kuqezi në po të njëjtin vend.
“Kurrë ma ngushtë e ma të poshtërum nuk e kemi n’i veten”, thotë Duraku, që ka marrë pjesë në Betejën e Koshares. “Djemtë ma të ri e ma të mirë qaty na u kanë vra. Kam shku me djegë atë kurorë e me ja psh… Nuk gjeta flamurë të Serbisë me ia djeg atij pisi”. /Gazeta Express/