Telegrafi

Flet Urata, tregon edhe fajtorin e mundshëm të eliminimit

Urata Rama nuk është kualifikuar në finalen e Shenjëtarisë.

Disa orë pas eliminimit sportistja nga Kosova ka thyer akullin dhe ka folur për mediat.

Lexo po ashtu Video nga eliminimi i Urata Ramës, ja fjalët e trajnerit të saj (Video)

“Unë isha sportistja e parë që garova në Rio dhe padyshim që emocionet ishin të mëdha, kjo ndoshta bëri që unë të mos kem rezultate të mira”, ka thënë Urata për RTK-në.

Gjithsesi Urata nuk duhet të dëshpërohet pasi vetë pjesëmarrja në Rio 2016 është një arritje e madhe për atë dhe Kosovën. /Telegrafi/