Mbrojtësi i ri i Interit, Trent Sainsbury këmbëngul se gjithçka është e mundur, kur u pyet në lidhje me sfidën me skuadrat e tjera për Scudetton.
Reprezentuesi australian ka nënshkruan në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror me Interin një marrëveshje huazimi nga Jiangsu Suning, dhe fluturoi në Itali brenda natës për të përmbyllur transferimin.
Pas transferimit të gjiganti italian, Sainsburu është ndier i lumtur dhe shumë i emocionuar, teksa për gazetar ka deklaruar se edhe fitimi i titullin të kampionit në Serie A nuk është i pamundur, përcjell Telegrafi.
“Është një klub prestigjioz dhe unë jam i lumtur të jem pjesë e tij”, u ka thënë Sainsbury gazetarëve pas mbërritjes në Milano.
“Është shumë emocionuese, jam duke shikuar përpara për të mësuar një kulturë të ndryshme dhe aspekte të ndryshme të jetës italiane”.
“Scudetto? Gjithçka është e mundur”, përfundoi mbrojtësi australian. /Telegrafi/