Andy Eichenberger është trajneri i parë i vëllezërve Xhaka, Granitit dhe Taulantit. Ish trajneri i skuadrës së parë të Xhakajve, Concordia Basel ka folur për gazetën “Blick” ku ka zbuluar disa detaje nga fëmijëria e tyre, shkruan Indeksonline.
“Ata kanë qenë pak më të mirë se sa fëmijët tjerë, por dallimi në mes tyre nuk ka qenë shumë i madh. Ishin dy djemë të bujshëm, modest, shumë të mirë, të arsimuar. Babai i tyre i shoqëronte vazhdimisht në stërvitje, Taulanti ishte gjashtë vjet, Graniti pesë. Taulanti luante në mesfushë, Graniti si sulmues.
E mira ishte se Ragipi asnjëherë nuk ndërhynte në punën time, gjithmonë ishte prapa vendimeve të mija. Ishin punëtor të mëdhenjë, trajtonin çdo ditë, i numëronin ditët deri në ndeshjen e ardhshme” ka thënë Eichenberger.
Trajneri ka zbuluar edhe foto të tyre nga fëmijëria ku Granit Xhaka shihet në një foto me fanelën e Real Madridit.