Site icon Telegrafi

Flet Simpson, gruaja me të cilën Rooney e tradhtoi bashkëshorten

Wayne Rooney ishte arrestuar javë më parë shkaku i vozitjes së veturës në gjendje të dehur.

Por, para se të arrestohej futbollisti anglez kishte shkëmbyer puthje me administratoren e një kompanie, Laura Simpson.

Kjo e fundit ka treguar edhe disa momente të takimit me Rooneyn, i cili është i martuar tash e sa vite me Coleenin.

“Nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe nuk kam tentuar ta josh lojtarin, gruaja e të cilit është në pritje të fëmijës së katërt”, tha Simpson.

“Nuk mendoj se e meriton, unë nuk do t’ia falja partnerit tim”, shtoi Laura.

Simpson u njoftua me Rooneyn në një klub nate para se ata të ndaloheshin nga policia angleze ndërsa pohoi se “do të kryenim marrëdhënie seksuale”. /Telegrafi/

Exit mobile version