Telegrafi

Flet shkrimtarja e përdhunuar nga Roman Polanski, Geimer: Tashmë e kam falur regjisorin!

FILE - In a Monday, May 21, 2012 file photo, director Roman Polanski arrives for the screening of "You Ain't Seen Nothing Yet" at the 65th international film festival, in Cannes. Samantha Geimer, the former teen whom Roman Polanski was convicted of having sex with in 1977, leading to one of Hollywood's most notorious scandals and the director's flight from the U.S., is writing a memoir. Geimer, now 47, has a deal with Atria Books for "The Girl: Emerging from the Shadow of Roman Polanski." Atria, a Simon & Schuster imprint, announced Tuesday, Oct. 9, 2012 that the book will come out next fall. (AP Photo/Joel Ryan, File)

Roman Polanski, regjisori i famshëm i filmave hollivudian, ishte akuzuar muaj më parë për përdhunim të një vajza adoleshente.

Bëhet fjalë për 54-vjeçaren Samantha Geimer, e cila ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale në moshën 13-vjeçare.

Por, sot shkrimtarja amerikane ka folur për herë të parë rreth këtyre akuzave duke thënë se ia kishte falur artistit francez.

“Gjërat e këqija ndodhin, por forca për t’i kapërcyer është më interesante se dëshpërimi juaj, mos lejoni që dikush të shfrytëzojë dhimbjen tuaj”, ka pohuar Geimer, e cila ia kërkuar vitin e kaluar gjykatës në Los Angelos që ta mbyllë përfundimisht çështjen dhe ta lërë Polanskin të lirë.

“Roman dhe unë kemi marrëdhënie të mira”, tha ajo duke shtuar se “Për fat të keq, dëshpërimi dhe dhimbja duhet të kalojnë aftësinë për t’i lënë gjërat pas dhe gratë e reja janë mësuar me një gjë të rreme: se në vuajtje ka një vlerë”, thotë ajo në një intervistë.

“Unë nuk jam një viktimë. Mediat na kanë bindur se ka një vlerë në të qenit viktima, por kjo është mënyra që ata na shfrytëzojnë dhe të shfrytëzojnë vuajtjet tona, nuk është një mjet për të ndryshuar gjërat dhe për të shkuar përpara”, tha ndër të tjerash amerikania.

Ndryshe, Geimer i është bashkangjitur kampanjës #MeToo, e cila ka për qëllim që të shtyj femrat e dhunuara ndër vite të tregojnë rrëfimet e tyre. /Telegrafi/