Telegrafi

Flet Ronaldo, tregon sakrificën e tij vetëm që të luante ndaj Cityt

Cristiano Ronaldo ka folur pas fitores ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi tregoi se ai luajti i lënduar në këtë takim, por dëshira e madhe për të ndihmuar Los Blancos bëri që ai të luajë.

“Do të isha jashtë fushës edhe për 15 ditë, por sot luajta. Njerëzit gjithmonë dyshojnë te unë, por harrojë se unë rikuperohem shpejt”, ka thënë Ronaldo.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Gareth Bale, por CR7 edhe pse nuk ishte 100 për qind gati, arrit të bënë një ndeshje të mirë. /Telegrafi/