Në mëngjesin e sotëm në afërsi të Prokuples të Serbisë, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, shoferi i autobusit dhe disa udhëtar janë lënduar dhe janë dërguar në spital.
Kështu kanë thënë për Telegrafin, Ilir Gashi, pronar i kompanisë “R-Gashi”, autobusi i së cilëve është rrokullisur në këtë zonë.
“Në autobusë kanë qenë gjithsej 12 persona, domethënë 2 shoferë dhe 10 udhëtarë. Në aksident janë lënduar njëri nga shoferët dhe një udhëtar dhe udhëtarët tjerë janë mirë”, tha Gashi për Telegrafin.