Prokurori nga Prokuroria Speciale Publike, Gavrill Bubevski rreth mosarrestimit të papërmbushur për Grujovskin, Boshkovskin dhe Jakimovskin, tha se kur do të caktohet paraburgim nga ana e gjykatës, ai vendim duhet të përmbushet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se argumentet dhe provat janë në anën e tyre dhe se besojnë se përderisa të pandehurit ankohen për paraburgim, Gjykata e Lartë do të vendosë në mënyrë korrekte.
Në opinion publik qarkullojnë mendimet për atë nëse ankesa pezullon ekzekutimin.
Përndryshe Gjykata e Apelit, dje caktoi masë paraburgimi për Goran Grujovskin, Nikolla Boshkovskin dhe Toni Jakimovskin, punonjës në MPB, të akuzuar për rastin ‘Shënjestra’ dhe ‘Kalaja’.
Përndryshe ende nuk ka paraburgim për Sasho Mijallkovin, por çdo të enjte duhet të paraqitet në Gjykatën themelore Shkupi-1/Telegrafi/