E gjithë Zvicra është në ethe pasi është hapur procedurë disiplinore për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Ka qenë shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA që ka hapur procedurë disiplinore pas ankesave të Federatës serbe të futbollit.
E gjitha kjo erdhi pasi Xherdani dhe Granitin shënuan gola duke gjunjëzuar serbët dhe festuan me shqiponje.
Për këtë procedurë ka folur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gillieron.
“Ne (SFV) kemi kohë deri në mbrëmje për ta paraqitur një deklaratë në FIFA në lidhje me lojtarët tanë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, ka thënë fillimisht Gillieron.
Vendimi për dy futbollistët e jashtëzakonshëm tanë pritet të merret ditën e hënë, ndërsa sipas Gillieron nëse ata dënohen do të ishte një goditje e rëndë.
“Vendimi nga FIFA për Granitin dhe Xherdanin do të merret ditën e hënë”.
“Nëse do të dënohen ata dy do të ishte një goditje shumë e rëndë për ne”, u shpreh Gillieron.
Krejt në fund numri një i futbollit zviceran tha se kjo histori do ta bëjë Kombëtaren e Zvicrës më të bashkuar.
“Është e mundur që kjo histori të na bëjë më të bashkuar”, përfundoi Gillieron.
Zvicra pas dy ndeshjeve në Kupën e Botës ka grumbulluar katër pikë dhe ndeshjen e ardhshme i mjafton një barazim ndaj Kosta Rikës për të kaluar tutje. /Telegrafi/