Telegrafi

Flet për herë të parë kirurgu që ia shpëtoi jetën ushtarit të Koresë së Veriut, që u qëllua katër herë derisa po ikte në Korenë e Jugut (Foto/Video)

Kirurgu që ia shpëtoi jetën ushtarit të Koresë së Veriut, i cili u qëllua katër herë derisa po tentonte të kalonte vijën kufitare mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, ka folur për herë të parë se si ky ushtarë u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin ku punon ai.

Lee Cook-Jong e ka përshkruar 24-vjeçarin Oh Chong Song si “një kavanoz të thyer”, duke thënë se ekipi i mjekëve në spitalin e Seulit është dashur të intervenojnë me shpejtësi pasi ai po humbte shumë gjak, transmeton Telegrafi.

Oh ishte qëlluar katër herë derisa po kalonte kufirin, kurse mjeku Lee gjithashtu ka pranuar se trupi i tij ishte i mbushur me parazite dhe Hepatit B.

“Organet e tij vitale ishin të paqëndrueshme, ai po vdiste nga humbja e madhe e gjaku, ishte në shok. Ishte si një kavanoz i thyer. Nuk mund t’ia furnizonim trupin me gjak të mjaftueshëm”, ka deklaruar Lee për CNN.

Oh ishte qëlluar në gju, krah, shpinë dhe gjoks, por edhe përkundër lëndimeve të rënda trupore, mjekët arritën t’ia shpëtojnë jetën në spitalin e Seulit.

Parazitë dhe hepatit B janë gjetur në trupin e tij ku disa ishin më të gjatë se 25 centimetra, pasi Koreja e Veriut ka probleme të mëdha me higjienë.

“Gjatë karrierës time 20 vjeçare si kirurg, këto gjëra kam pasur rastin t’i shoh vetëm në libra”, ka shtuar mjeku Lee. /Telegrafi/