Telegrafi

Flet për herë të parë gruaja e Robert Aliaj, tregon pjesën e brishtë të tij dhe mendimin që ka pasur familja e saj për të

Robert Aliaj është një ndër personazhet më të çuditshëm në skenën shqiptare.

Padyshim stili i tij i veçantë dhe mënyra e tij e lirshme e komunikimit shpesh herë e kanë vendosur Robertin në qendër të thashethemeve.

E ftuar në emisionin “Rudina” bashkëshortja e Robertit, Mimoza ka folur për jetën e tyre private si dhe për kohën kur është njohur me të.

Për herë të parë ajo ka treguar publikisht çdo gjë, që nga lidhja me Robertin e deri në ditët e sotme në martesën e tyre.

“Roberti thotë se është dashuruar më mua që 7 vjeç dhe se shihte tek unë modelin e femrës”.

“Këto gjëra m’i ka shprehur edhe mua, por ndoshta unë isha shumë naive për të kuptuar. Ai është vërtitur pothuajse 10 vjet rresht prapa meje, por nuk guxoi t’i shprehte ndjenjat e tij.”, ka thënë Mimoza.

Më tej ajo ka treguar se në fakt lidhja me Robertin nuk ka qenë aq e lehtë, sepse familja e saj nuk e kishte pranuar lidhjen e dy të rinjve.

“Kur mamaja ime e mori vesh, më tha se me Robertin do kisha sfida për të kaluar, megjithatë më duket djalë me vizion prandaj të uroj më të mirat”, ka rrëfyer Mimoza. /intv/