Site icon Telegrafi

Flet për herë të parë Drilon Hajrizi pas transferimit sensacional te Prishtina

Sigurisht se një ndër lajmet më të bujshme në këtë muaj në sportin kosovar, ishte edhe transferimi i basketbollistit mitrovicas, Drilon Hajrizi, nga Peja te Sigal Prishtina.

Ky lajm bëri bujë të madhe në Mitrovicë e Prishtinë pasi që Hajrizi ishte i adhuruari i tifozerisë së qytetit verior, ‘Torcida’ dhe i urryeri i tifozëve nga Prishtina, ‘Plisat’.

Derisa disa tifozë të ‘Torcidës’ ia dogjën edhe fanellën teksa ‘Plisat’ kërkuan largimin e kryesisë së klubit pikërisht për shkak të transferimit të Hajrizit.

Driloni është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës derisa në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Mitrovicë ndaj Sllovenisë, ai u ofendua gjatë gjithë takimit.

“Sot përballesha me një helmim. Erdha nga spitali për ta ndihmuar Kosovën. Ne sportistët jemi mësuar me ofendime. Kishte disa ovacione nga një grup tifozësh, por edhe kisha edhe përkrahjen e shumë të tjerëve dhe kjo më bënë të ndjehem mirë”.

“Besoj që kemi filluar ta kuptojmë sportin dhe mendoj se po rritet hapësira për familjarë, fëmijë e femra në aktivitete sportive dhe sporti po behet argëtues për të gjithë”, ka thënë ekskluzivisht për Gazetaolle.com, Drilon Hajrizi.

Përkundër insistimit ai nuk deshi të flas për kalimin te Prishtina.

Exit mobile version