32-vjeçari Mazen Abdul-Jawad ishte arrestuar muajin e kaluar në qytetin e Jeddah-ut, pasi e kishte shokuar audiencën e Arabisë Saudite, njërin nga shtetet më konservative në botë, duke përkujtuar detajet nga jeta e tij seksuale për kanalin libanez LBC.
Abdul-Jawad, i divorcuar dhe baba i katër fëmijëve, kishte treguar në transmetim disa teknika të ‘paralojës’, si edhe disa truqe për kapjen e femrave në rrugët e qytetit arab.
E përditshmja “al-Watan” njofton se intervista ka qenë arsyeja e mbylljes së zyrës së LBC në Jeddah, si edhe zyrave tjera nëpër qytetet e Arabisë Saudite.
Nga ana tjetër, Abdul-Jawad është paditur për “publikimin e prostitucionit”, ndërsa avokatët thonë se mund të dënohet me vdekje.