Site icon Telegrafi

Flet për “Harper Bazaar”: Dafina Zeqiri zbardh projektin e ri për fuqizimin e grave (Foto)

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret që duhet të përcillet, e cila e kombinon mjaft mirë muzikën R&B dhe Pop.

Kështu e nis shkrimin për këngëtaren revista e njohur “Harper Bazaar”, e cila i referohet si suedeze teksa analizon edhe publikimin e një fotoje të Zeqirit në Instagram.

Fytyra e Dafinës është e mbuluar me një varg të pafund emrash të grave të shquara përgjatë historisë – nga Nënë Tereza dhe Ellen DeGeneres deri tek Beyonces dhe më gjerë.

“Siç mund ta shihni në ballinë, ne kemi po aq emra sa mund t’u përshtatemi grave që luftuan për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, luftuan për ëndrrat e tyre, sepse në shumë vende ju ende nuk mundeni”, i tha ajo BAZAAR .com, duke përmendur luftën e nënës së vet në ndjekjen e një karriere si këngëtare në Kosovë.

Dafi ka folur edhe publikimin e albumit, i cili do të frymëzojë shumë femra që ju referohet si mbretëresha.

“Unë vetëm shpresoj se ky EP do të frymëzojë dhe do të japë këtë energji për të gjithë, sepse dua që të gjithë ta dinë se gratë janë mbretëresha”, tha ajo.

https://soundcloud.com/dafinazeqiri

Kujtojmë se këngëtarja është duke punuar në albumin e ri muzikor, i cili do të dal në shitje shumë shpejt.

Intervistën e plotë të Dafinës mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version