Barcelona nuk ka mundur të imagjinojë një start më të mirë të prurjeve të reja, Joao Felix dhe Joao Cancelo, me dyshen që morën minutat e para ndaj Osasunas, dhe që nga ai moment loja e Barcelonës është transformuar.
Ndaj Real Betis, Felix dhe Cancelo ishin në listën e realizatorëve.
Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ndaj Royal Antwerp, Cancelo impresionoi edhe një herë tjetër me paraqitjen e tij ndërsa Felix shënoi dy gola dhe bëri një asistim.
Two goals and an assist for Joao Felix in 66 minutes on his UCL debut for Barcelona 🔥
What a performance 👏 pic.twitter.com/Q0M9spaKS9
— ESPN FC (@ESPNFC) September 19, 2023
“Unë jam i lumtur dhe po e shijoj këtë”, tha fillimisht Felix.
“Ashtu si ndeshjen e kaluar, ne luajtëm një ndeshje të madhe. Jam i lumtur që morëm fitoren”,u shpreh portugezi.
Sidoqoftë, ai ishte i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë aspak tek Barcelona, sidomos duke marrë parasysh aventurën e tij të fundit me Atletico Madrid.
“Gjëja më e vështirë është ta mbash këtë nivel. Unë kam filluar mirë dhe ekipi është duke bërë mirë gjithashtu. Të jesh në maje nuk është gjëja më e vështirë, por të qëndrosh në maje po. Ne duhet të punojmë që të vazhdojmë kështu”, përfundoi portugezi.
Kjo ka qenë ajo që i duhej portugezit më së shumti. Përkundër startit mjaft të dobët të sezonit, Felix shënoi 9 gola dhe bëri 3 asistime.
Fillimet e tij tek Chelsea dhe Atletico Madrid dhanë shenja të mira, vazhdimësia dukej se ishte një hap i vështirë për të që kur mbërriti në Spanjë. /Telegrafi/