Telegrafi

Flet njeriu i momentit te Milani, Theo Hernandez: Do të doja të festoja me tifozët fitoren ndaj Lazios, punoj që të jem më i miri

Theo Hernandez këtë sezon po shkëlqen te Milani, ku në ndeshje e fundit ndaj Lazio shënoi golin e fitores në kohës shtesë, për të shpërtheu pastaj festa në “San Siro”.

Mbrojtësi i majtë ka shënuar katër gola këtë sezon, dy prej tyre me kokë në kohën shtesë.

Ai ka folur për golin, sukseset e skuadrës dhe shumëçka tjetër.

“Është një gol i veçantë për mua. Mëkat i madh që nuk kemi tifozë në stadium pasi do të kisha dashur ta festoja me ta. Për mua, por edhe për ekipin ka qenë një vit i jashtëzakonshëm e do të kishte qenë bukur një festë më tribunat e mbushura”.

 

Mbrojësi shihet se ka një lidhje të fortë me Paolo Maldini, ku u panë në përqafim pas ndeshjes.

“Ka qenë vendimtar në zgjedhjen time për të ardhur te Milani. Është shumë i rëndësishëm për mua dhe një figurë e klubit. Për më tepër, është edhe mbrojtësi më i mirë i krahut që ka parë historia e futbollist, ndaj për mua është një ndjesi fantastike fakti që më përqafon e më përgëzon”.

Tutje ai shtoi se fitorja ndaj Lazios është e madhe, duke ditur se kë kishin përballë dhe sa mungesa kishin në skuadër.

Në fund ai falënderoi shokët e skuadrës dhe trajnerin, pasi e kanë ndihmuar shumë që të gjendet mirë te Milani.

 

“Unë punoj çdo ditë për të qenë më i miri në rolin tim. Për këtë më duhet të falënderoj trajnerin dhe shokët e skuadrës sepse vërtet që më kanë ndihmuar shumë që nga dita ime e parë këtu”, ka thënë ai. /Telegrafi/