Site icon Telegrafi

Flet një i ri që përdorte drogë me Liam Payne, thotë se ndodhi edhe diçka intime mes tyre

Liam Payne

Kamerieri argjentinas, Braian Nahuel Paiz, i cili akuzohej se i shiste drogë Liam Payne, ka thyer heshtjen.

Ai këmbëngul se nuk është fajtor.

I njëjti theksoi se u takua dy herë me Liam para se të rrëzohej nga ballkoni më 16 tetor dhe pranoi se kishte pirë drogë me të.

Foto: X

Gjithashtu pretendon se kurrë nuk e ka furnizuar Liam me drogë dhe asnjëherë nuk ka marrë para prej tij.

Ai tregoi se ata u takuan në restorantin ku ai punonte, i cili ndodhet në lagjen e pasur të Puerto Madero.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liam Payne

Ata u panë për herë të fundit më 13 tetor, tre ditë para vdekjes së Liam.

“Kemi kaluar natën bashkë. Konsumuam drogë dhe është e vërtetë që ndodhi diçka intime. Ai nuk ishte aspak agresiv. Ai ishte shumë i sjellshëm me mua. Më pyeti nëse isha mirë”, tha ai.

Liam Payne

Ai gjithashtu ka deklaruar se ka ruajtur mesazhe në të cilat Liam i ofronte para, por ai nuk i pranonte.

“Kur po largohesha, më dha rrobat e tij si kujtim, por i lashë pas televizorit se nuk doja t’i merrja”.

Liam Payne

Liam e ftoi të kthehej në hotel, por ai nuk mundi sepse duhej të shkonte në punë.

Kjo ishte hera e fundit që ata panë njëri-tjetrin. Mediat argjentinase raportuan se Brian u pushua nga puna sepse ishte i përfshirë në hetimin për vdekjen e Liam. /Telegrafi/

Exit mobile version