Telegrafi

Flet nga burgu i dënuari në rastin “Bllaca”, shpalos detaje interesante (Video)

I dënuari në rastin “Bllaca”, Shaban Syla ka folur  nga Burgu i Dubravës.

Shaban Syla, i dënuar në procesin gjyqësor të njohur si Bllaca II, në intervistën e dhënë për Klan Kosovën ka thënë se po vuan në Burgun e Dubravës, për një vepër që nuk e ka bërë.

Syla ka folur me admirim për SHIK-un, organizatë për të cilën partitë opozitare kanë kërkuar edhe hetim parlamentar, ndërsa thotë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i kësaj strukture.

Gjithashtu Shaban Syla ka thënë së është në dijeni që kanë ndodhur shumë vrasje pas luftës, por ky i dënuar shprehet i sigurt se nuk e di se kush i ka kryer këto vrasje.

Ai ka pasur shumë fjalë ka për dëshmitarin e Prokurorisë Nazim Bllaca ku thotë se e ka njohur në kohë lufte, dhe si dëshmitar është përgatitur në Beograd.

Sipas Sylës, Bllaca pasi ishte kthyer nga Serbia, kishte filluar të shantazhonte Fahredin Gashin, i cili po mbahet në burg.

Ai ka folur edhe për paratë që iu ka kërkuar Nazim Bllaca personave të ndryshëm, por shpalos edhe shumë detaje të tjera interesante. /Klan Kosova/