Site icon Telegrafi

Flet nëna e Jonidës së vrarë: E dija lidhjen e vajzës, por… (Video)

Në shtëpinë e 29-veçares Jonida Çanaku, (e mbytur prej të dashurit të saj 65-vjeçar) të gjithë janë të shokuar për ngjarjen e rëndë.

Vrasjen e së motrës, vëllai i saj thotë se e mësoi nga televizori.

Ai zbulon se Jonida kishte pasur një fejesë të dështuar kohë më parë, nga e cila ishte ndarë me mirëkuptim.

Ndërsa nëna e vajzës së re, pranon se ishte në dijeni të lidhjes së vajzës, por nuk e aprovonte atë.

Lexo po ashtu Flasin të afërmit e vajzës që u vra nga biznesmeni

Nëna e saj thotë se e ka të paqartë arsyen e krimit, pasi vajza nuk fliste për të. Ajo dyshon se shkak mund të jenë bërë grindjet për vazhdimin e lidhjes.

Exit mobile version