Ka folur për herë të parë mamaja e djalit 3-vjeçar, i cili është dhunuar nga administratorja e kopshtit privat në Sauk, Tiranë. Në një letër dërguar revistës Anabel, ajo shprehet se administratorja e kopshtit Anjeza Shabani i dhunonte të gjithë fëmijët dhe kjo gjë do të zbulohet sapo ata të merren në pyetje.
Nëna me iniciale J. tregon se kishte vënë re disa shenja të çuditshme në trupin e djalit, si pika të kuqe në kokë dhe flokët që i binin. Ajo madje thotë se djali i saj nisi të flasë në prill, por ndaloi sapo filloi kopshtin:
“I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkonte me djalin tim. Ajo me thoshte: pasha Allahun, e mbaj si djalin tim. Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja. Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete. Djali im ka zhvillim pak të vonuar por nuk është autik. Dhe kjo kishte qenë në dijeni se djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente. Është i urtë, i dashur. Është jeta ime”, shprehet nëna.
Letra e mamasë: