Telegrafi

Flet ministri në largim Flamur Sefaj: Nuk u pajtova me arsyet për shkarkimin tim

Ministri në largim i MPB-së, Flamur Sefaj, ka thënë se edhe përse nuk ishte dakord me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e tij, sot ka ofruar dorëheqje të parevokueshme.

Përmes një postimi në Facebook, Sefaj ka thënë se ishte privilegj që i ka shërbyer vendit për 7 muaj rresht.

Sipas tij, aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ishte në mbrojtje të Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme.
Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.
Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.
Përzemërsisht,
Flamuri /Telegrafi/