Telegrafi

Flet menaxheri i Hysajt rreth transferimit te Bayerni

Klube nga kampionati i Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës kanë shprehur interesim për ta transferuar mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.

Madje babai i Elseidit, Gëzim Hysaj, ka bërë të ditur se në mesin e skuadrave të interesuara përfshihet edhe gjiganti gjerman, Bayern Muenchen.

“Ne e dimë se interesim për Elseidin kanë shprehur disa klube gjermane, angleze dhe spanjolle. Për mua si prind është një nder i madh që interesohen klube të mëdha. Është diçka e veçantë që një klub si Bayern Muenchen tregon interes”, ka thënë Hysaj të martën për “tz.de”.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë kësaj periudhe ka pasur kontakte ndërmjet dy klubeve që kanë marrëdhënie të mira.

Hysaj 22-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Te Napoli u transferua nga skuadra e Empolit.