Telegrafi

Flet i mbijetuari i masakrës në Gjakovë: Zotit i kofshim falë që kam shpëtuar

I mbijetuari i masakrës në Gjakovë, Agron Binaku ka folur sot në protestën e qytetarëve gjakovarë të cilët po refuzojnë ardhjen e pelegrinëve serbë, pasi sipas qytetarëve nën petkun e pelegrinëve po fshehën kriminelë serbë.

I mbijetuari i masakrës në Gjakovë tha se sot e ndien veten shumë keq. Ai tha se e njeh shumë mirë policin, i cili ka kryer masakra.

Sipas tij, polici që ka kryer masakra në Gjakovë, Predrag Ristiq është në burgun e Nishit, por jo për vrasjen e shqiptarëve por për vepra tjerë.

I mbijetuari tha se ka ngrit disa herë padi, por ende nuk ka asgjë, raporton Telegrafi.

Duke rrëfyer për masakrën në Gjakovë, prej ku ai ka shpëtuar tha se disa nga qytetarëve Policia serbe i ka nda prej kolonave, dy i ndarë në grupe, ku pastaj i kanë masakruar.

“…Zotit i kofshim falë e kam shpëtuar…”, tha ai. /Telegrafi/