Nëse ndonjë natë do të ishte perfekt për të treguar aftësitë e tij dhe shpirtin prej lideri, mbrëmja e së se mërkurës tregoi se Neymar mund të bëjë magji dhe do të jetë lider i ardhshëm i Barcelonës.
Njeriu që shënoi penalltinë e fundit në ndeshjen finale në Lojërat Olimpike duke i dhënë Brazilit medaljen e artë, thotë se ndeshja më e mirë e karrierës është kjo kundër PSG-së.
Shënoi gol nga goditja e dënimit për 4-1, ishte i saktë nga penalltia për 5-1, ndërsa dha edhe asistimin perfekt për Sergi Roberton që shënoi për 6-1.
Dhjetë minuta të një ndeshjeje, që dikush nuk mund t’i arrijë në një karrierë të tërë.
“Është ndeshja më e mirë që e kam zhvilluar në jetë, shkaku i historisë, shkaku i nivelit të skuadrave… Jam shumë i lumtur, është moment i mirë”.
“Ne e dimë që kjo skuadër mund të bëjë gjithçka, të rikthehet nga çdo deficit, pasi ne si lojtarë mendojmë që mundemi”.
“Humbën ndeshjen në Paris, por ne këtu në shtëpi luajtëm me përgjegjësi, me kënaqësi, presion dhe top”.
Anësori beson që Lionel Messi do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Camp Nou, për të shijuar mbrëmje si ajo e së mërkurës.
“Leo do ta rinovojë kontratë”, ka thënë Neymar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TLUm4Dcyxgs