Liverpool dhe Manchester United barazuan pa gola në xhiron e tetë të Ligës Premier.
E kjo i ka pëlqyer edhe mesfushorit të Unitedit, Ander Herrera, i cili ka thënë se futbollistët duhet të jenë krenarë që arkëtuan një pikë ndaj The Reds.
“Provuam të fitojmë çdo duel, çdo betejë, çdo top. E dinim se do të jetë vështirë. Mund të jemi krenarë”, ka thënë ndër të tjerash Herrera, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 9.7 prej portalit whoascored.com.
Liverpool pas këtij barazimi ka 17 pikë dhe zë pozitën e katërt të ligës elitare angleze, ndërsa Djajtë e Kuq renditen të shtatit me 14 pikë. /Telegrafi/