Telegrafi

Flet kandidati Kastriot Berisha: Kjo është ngjashmëria ime e vetme me Ramush Haradinajn

Kandidati i AAK-së, Kastriot Berisha, ka folur për ngjashmërinë e tij me Ramush Haradinajn.

Ishte emisioni “Frontal” në T7 që raportoi për ngjashmërinë e madhe në dukje dhe në të folur të kandidatit të AAK-së me liderin Ramush Haradinaj.

Ky detaj u përfol mjaft shumë në rrjetet sociale e në veçanti nga mediat, por tash vet kandidati i AAK-së, Kastriot Berisha ka reaguar duke u deklaruar në faqen e tij zyrtare.

Një ditë pas publikimit të këtij detaji, vet Kastriot Berisha është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në fshatin Llapqevë ku janë pritur nga përkrahës të Aleancës, e natyrisht kishte edhe pyetje për detajin e ngjashmërisë të cilat ishin të pashmangshme.

Me anë të një postimi ai është shprehur se ka një ngjashmëri me presidentin Ramush Haradinaj.

“Ngjashmëria ime e vetme me presidentin Ramush Haradinaj është se jemi të gatshëm të japim gjithçka për Kosovën. Këtu jemi vërtet të ngjashëm”, u shpreh Berisha me anë të një postimi në Facebook. /Telegrafi/