Site icon Telegrafi

Flet Jurgen Uldedaj, ylli i ri i boksit shqiptar kampion në ‘WBO Junior’

Jurgen Uldedaj (Foto: Facebook/Sporti në RTV Dukagjini)

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, me datën 16 dhjetor në Tiranë u kurorëzua me rripin e më të mirit në kategorinë e tij dhe u shpall kampion bote në kategorinë ‘WBO Junior’.

Pas plot 10 raundesh, Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve që i dhanë atij më shumë pikë.

Ky ishte triumfi i radhës në boksin profesionist, me lezhjanin që nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Lexo po ashtu Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në 'WBO Junior'

21-vjeçari për RTV Dukagjini ka rrëfyer më shumë rreth karrierës së tij, titullit të fundit në boks dhe synimet në të ardhmen.

Uldedaj tregon për fillet e karrierës së tij, për kohën kur boksoi për Gjermaninë dhe pse vendosi që para se të shpallej kampion të boksonte për Shqipërinë.

Kampioni i botës në ‘WBO Junior’, flet edhe për kundërshtarin e fundit dhe meçin që zhvilloi në Tiranë duke thënë se ishte ndeshja e tij më e vështirë pasi emocionet ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Jurgen Uldedajn pas pak kohësh mund ta presim me një meç në Kosovë, saktësisht në Prishtinë. /RTV Dukagjini/

Exit mobile version