Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkan kishte poshtëruar ushtarët serbë në Bosnje e Hercegovinë, dhe për këtë veprim gjenerali Ratko Mlladiq kishte kërkuar që ai të dëbohet nga ky vend, ka bërë të ditur Branislav Puhallo, shkruajnë mediat serbe.
Ish-komandanti i njësisë paramilitare Tigrat, derisa kishte marrë pjesë në luftën e Bosnjës, kishte rrahur me shuplaka dhe ua kishte rruar kokën ushtarëve serbë që ishin nën komandën e Ratko Mlladiqit, transmeton Telegrafi.
Këtë pretendim e ka konfirmuar Branisllav Puhallo, ish-truproja i gjeneralit serb Ratko Mlladiq.
“Mlladiq nuk mund të pajtohej me mënyrën e tij të sjelljes. Arkani i rrahte ushtarët e Mlladiqit me shuplaka dhe ua rruante kokën. Pas këtij veprimi Ratko kishte kërkuar nga autoritetet që ta dëbojnë nga Bosnja”, ka shtuar Puhallo. /Telegrafi/