U raportuar se ‘Mamba Chopper’, helikopteri që Kobe Bryant e kishte nën pronësi dhe që u aksidentua në të dielën e javës së kaluar, kishte 29 vite nga prodhimi.
Legjenda e basketbollit, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë ndërruan jetë në atë aksident, shkaku që helikopteri nuk arriti të kthehej me kohë dhe u përplas me bjeshkët e Los Angelesit.
Ish-piloti i Bryant, Kurt Deetz kishte fluturuar me ‘Mamba Chopper’ nga viti 2014 deri në vitin 2016, ka thënë se helikopteri ishte në gjendje shumë të mirë dhe se nuk kishte probleme me motorin.
“Kam dëgjuar se ndoshta mund të jetë problemi në motorin e helikopteri, por ajo gjë nuk qëndron. Helikopteri ka punuar shumë mirë”, ka thënë ai në një intervistë për Los Angeles Times.
“Ai ishte në një gjendje perfektë dhe mirëmbahej nga një kompani me program shumë të sofistikuar”.
Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.
Madje besohet se piloti i helikopterit po fluturonte shumë poshtë dhe nuk arriti që ta shmangte rrëzimin në bjeshkë. /Telegrafi/