Telegrafi

India, me pullë postare me shenjtërimin e Nënës Terezë

Shteti i Indisë ka lansuar sot pullën postare me figurën e Nënës Terezë.

AFP raporton se kjo është bërë sot në Mumbai, pak para se të fillojë ceremonia për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan.

Humanistja shqiptare veprimtarinë e saj e kishte ushtruar në Indi, konkretisht në Kalkutë, duke u ndihmuar fëmijëve të sëmurëve dhe të varfërve.