Site icon Telegrafi

Flet heroi i Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është shprehur i kënaqur me dy golat në fitoren 2-1 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridi.

Suarez realizoi në pjesën e dytë dy golat e përmbysjes për Barçën, që në pjesën ishte duke humbur 1-0 pas golit të Fernando Torresit, i cili në minutën e 35-të u ndëshkua me të kuq.

Suarez pas takimit ka thënë se më e rëndësishmja është fitorja dhe se tani në takimin e kthimit kundërshtari është i detyruar për të realizuar gol.

“Ishim të vetëdijshëm që ishte ndeshje e vështirë. Ne kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola”.

“Më e rëndësishmja është që fituam dhe se ata duhet të shënojnë në Calderon”, ka thënë shkurt Suarez.

Takimi i kthimit në Vicente Calderon zhvillohet javën e ardhshme.

Exit mobile version