Videoja e gruas nga Kopliku, e cila u kap mat me të dashurin në dhomë në sy të fëmijëve u bë kryetema e diskutimeve së fundmi dhe ngjalli shumë polemika .
Kjo është historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, duke transmetuar dhe videon e tradhtisë bashkëshortore.
Në videon disa minutëshe kunata i thotë gruas “i pafsh hajrin, por fëmijët lëri rehat”.
Familja Naçaj (bashkëshorti është në SHBA prej 4 vitesh) e bëri publik rastin në TV, duke kërkuar që dy fëmijët të mos i mbajë më e ëma që u kap me të dashurin, por familja e të atit.
Gruaja e videos për “GSh”, ka shpjeguar të vërtetën e filmimit në krevat në sy të fëmijëve. Ajo ka theksuar se është jeta e saj private dhe se fëmijët i ka rritur me sakrifica. Ndërsa pretendon se familja e bashkëshortit e ka dhunuar sistematikisht.
L. N., shkon deri aty sa thekson se për këtë video i janë kërkuar burrit të saj në SHBA, 800 mijë lekë nga dhëndri i shtëpisë.
Burri në SHBA ka lidhje jashtëmartesore. Fëmijët do t’i rris me vëllezërit e mi. Për filmimin, i kërkuan tim shoqi 800 mijë lekë. Nuk ka çështje tjetër më për mua. Çështja është vetëm gjykata e prokuroria që kemi shkuar. Çfarë të vendosi gjykata, kam të drejtë me vepru, por fëmijët e mi, pa më prerë mua në qafë nuk ka kush të m’i marrë.”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, gjyshi i fëmijëve ka thënë se fëmijët i kanë marrë me polici.
Në 13 korrik janë marrë me dhunë nga shtëpia e gjyshërve në Koplik. Ka ardhur policia dhe i ka marrë, mua më kanë shoqëruar në polici, kanë dhunuar vajzën dhe gruan time. Fëmijët plasën duke qarë”, ka thënë ai. /albeu.com/