Gruaja që akuzoi Neymarin për përdhunim, ka folur për herë të parë për incidentin që supozohet se ka ndodhur në Paris.
Supep ylli i Brazilit, Neymar ka mohuar çdo gjë rreth këtij supozimi duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Najila Trindade Mendes de Souza ka pohuar se ka pranuar të ketë marrëdhënie seksuale me futbollistin e PSG-së, por e kishte refuzuar lojtarin në momentin që kishte kuptuar se dëshironte të bënte seks pa mbrojtje – prezervativ.
Në një intervistë për kanalin televiziv brazilian SBT, ajo e cilësoi incidentin si “agresion së bashku me përdhunimin”.
“Kemi shkëmbyer mesazhe në Instagram dhe më pyeti se kur mund të shkoj në Paris, unë i thash se “Menjëherë, por nuk mund të përballoj udhëtimin”. Ai tha se me çdo gjë do të merret. Ai më pas më pagoi biletën e udhëtimit dhe dhomën e hotelit”.
Ajo më tutje tregoi se si e kishte refuzuar 27-vjeçarin që të kryente marrëdhënies seksuale pasi që nuk kishte prezervativ.
“Kur e pyeta nëse e kishte me veti një prezervativ, ai tha jo, kështu që i thashë se nuk mund të bëjmë seks”, tha Mendes de Souza.
“Ai nuk u përgjigj dhe ne vazhduam. Kur më ktheu që ta kryej veprën i kërkova që ndalej”, shtoi ajo duke thënë se “Kur po kryente veprimin, ai filloi të më godiste me dhunë dhe më pas shumë shpejtë u largua”.
Neymar mohoi akuzat dhe paraqiti imazhe e mesazhe me tekst nga akuzuesja, duke deklaruar se marrëdhënia ishte konsensuale. /Telegrafi/