Telegrafi

Flet gruaja e Kevin Hartit pas aksidentit të tmerrshëm të aktorit

Kevin Hart dhe dy të tjerë janë përfshirë në një aksident automobilistik në Calabasas, Kalifornia.

Hart dhe shoferi, Jared Black, pësuan “plagë të mëdha në shpinë” dhe u transportuan në spitalin më të afërt për trajtim, thuhet në raport.

Black po ngiste veturën, sipas raportit, kur humbi kontrollin e automjetit. Doli nga rruga dhe u rrokullis në argjinaturë.

Tashmë ka folur edhe bashkëshortja e aktorit, Eniko Hart Parrish, e cila ka pohuar se është shumë mirë me shëndet.

“Ai është i shkëlqyeshëm”, i tha Eniko për TMZ kur u pyet për gjendjen aktuale të Kevinit. “Ai do të jetë mirë.” Ajo shtoi, “Ai është i mirë. Të gjithë janë mirë, faleminderit Zotit. … Ai është mirë. Ai është zgjuar”.

Ndryshe, artisti është dashur që në ditët në vijim të merrte pjesë në xhirimet e një filmi të ri hollivudian. /Telegrafi/