Abid Jashari u qëllua me disa plumba dje në afërsi të gjimnazit “Ahmet Gashi”, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.
Jozyrtarisht ditëve të fundit është raportuar se deri te ngjarja ka ardhur për shkak të disa problemeve familjare.
Kurse për këtë ngjarje është arrestuar një i dyshuar, transmeton Telegrafi.
Bashkëshortja e të ndjerit Abid Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu vrasjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj.
Selvija ka thënë për Klan Kosova, se Abid Jashari, 34 vjeçar, u kërcënua vazhdimisht me mesazhe dhe telefonata.
Një natë para vrasjes ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht.
Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës.
https://www.youtube.com/watch?v=8vhV5fWUf0A