Telegrafi

Flet futbollisti i mbijetuar pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan me lojtarë brazilianë u rrëzua në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë ndërsa mediat botërore raportojnë se ka viktima.

Alan Ruschel është një ndër futbollistët e shpëtuar pas rrëzimit të aeroplanit, ku të paktën dhjetë njerëz janë plagosur dhe u dërguan në spital gjersa në aeroplan gjendeshin 72 persona dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Futbollisti 27-vjeçar, i huazuar nga Internacional, u dërgua në spital me vetëdije, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur merr flakë aeroplani me futbollistët brazilianë (Video)

“Kujdesuni për unazën time të martesës. Informoni  familjen time se jam mirë dhe së shpejti do të jem në shtëpi”, mësohet të ketë thënë Ruschel.

Alan ka pësuar disa fraktura dhe dëmtime të jashtme në kokë. /Telegrafi/