Vdekja e papritur e legjendës së NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, të dielën e kaluar tronditi mbarë botën.
Të shumta ishin edhe reagimet që familja e Kobe pranoi nga e gjithë botë dhe një të tillë e bëri edhe ish-e dashura e basketbollistit të ndjerë, këngëtarja Brandy Rayana Norwood.
Këngëtarja Brandy më në fund theu heshtjen, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes Bryant.
“Kurrë nuk do ta kuptoj. Ngushëllimet e mia për Vanessa Bryant dhe të gjitha familjet që janë në dhimbje gjatë kësaj kohe tragjike”, ka shkruar Brandy në një postim të publikuar në Instagram.
Kjo e fundit ishte në lidhje me legjendën e NBA në vitet e 90’ta, teksa ishte edhe shoqëruesja e 17-vjeçarit Kobe në mbrëmjen e maturës.
41- vjeçari humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter ku humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë përfshirë vajzën e tij -13 vjeçare, Gianna.
Kobe ishte i martuar me Vanessan për më shumë se 15 vite dhe ka lënë pas tri vajzat: Natalia, Bianka dhe Capri. /Telegrafi/