Site icon Telegrafi

Flet edhe Isa Mustafa, beson në pafajësinë e Haradinajt

​Pas dorëheqjes Ramush Haradinajt nga kreu i qeverisë, ka reaguar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa tha se ndjen keqardhje që dorëheqja e kërkuar në vijimësi e Haradinajt nga ana e partisë së tij po ndodhë për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Lexo po ashtu Kurti për dorëheqjen e Haradinajt, e vonuar me arsye të gabuar

“LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës”, tha Mustafa.

Lexo po ashtu Pas dorëheqjes së Haradinajt dhe ftesës nga Specialja, reagon Thaçi

Ai shprehu besimin se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se Haradinaj do të provohet i pafajshëm dhe njëherë tjetër.

“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, përfundoi Mustafa./Telegrafi/

Exit mobile version