Familjarët e të vrarëve të pasluftës, vazhdojnë të rrëfehen pas letrave të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi drejtuar prokurorisë se vendit ku pos tjerash kërkohet edhe zbardhja e vrasjeve të pasluftës.
I biri i Ismet Rracit, ish kryetar i Komunës së Klinës i vrarë pas lufte, Albani thotë se mirëpret hapat drejt zbardhjes së këtyre vrasjeve.
Ai madje vlerëson këtë nisëm të Presidentit, por thotë se është e vonshme, “sepse Thaçi këtë ka mundur ta bëjë edhe më herët, sa ishte ne pozitën e kryeministrit”.
Por, Alban Rraci më shume ka besim e shpresë në themelimin e Gjykatë s Speciale sesa tek institucionet kosovare të drejtësisë, raporton RTV Dukagjini.
Rraci më tej tha se gjithmonë janë te gatshëm që të kontribuojnë në zgjidhjen e këtyre rasteve.
Ismet Rraci ka qenë kryetar i degës së LDK-së dhe kryetar i Komunës në Klinë, derisa është vrarë me 24 prill të vitit 2001. /RTV Dukagjini/Telegrafi/