Diar Miftaraj u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen Prishtina – Gjilani, ku vetëm pas disa minutash arriti të sjell gëzim të madh në tribuna.
Mesfushori pejan shënoi golin e personal me fanellën e Prishtinës.
Miftaraj ndihet tejet i lumtur për golin e parë për Prishtinën pas më shumë se një viti, që kur u transferua nga Besa.
“Jam shumë i lumtur që fituam ndeshjen dhe shumë i lumtur edhe që kjo fitore u arrit me golin tim të parë me fanellën e Prishtinës, klubit më të madh në Kosovë”.
“Shpresoj që të vazhdoj me lojna të mira edhe në ndeshjet e radhës dhe normalisht të vazhdojmë drejt titullit kampion”.
“Besoj se ishte lojë e mirë, edhe pse jemi paksa nën ngërç si të rezultateve momentale e ndoshta pak edhe të lojës. Por, shpresoj që të vazhdojmë të përmirësohemi e t’i kënaqim shikuesit tonë të shumtë e veçmas Plisat”, ka thënë Miftaraj për ueb faqen e klubit.
Pas fitores me Gjilanin, Prishtina ka 11 pikë, dy më pak se lideri Flamurtari.
Prishtina të dielën është mysafire e Dritës në ndeshjen derbi të javës së gjashtë. /Telegrafi/