Telegrafi

Flet babai i njërit nga të plagosurit në tentim-grabitjen e sotme: Nuk më duhet jeta nëse më shkon djali

Babai i njërit prej të plagosurve në tentim-grabitjen e sotme, Muhamet Krasniqi, ka thënë se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, ndonëse po lutet që të shpëtojë.

Krasniqi mbeti i plagosur sot në një sulm me armë teksa bashkë me kolegun e tij, që të dy punëtorë sigurimi, po transportonin para.

“Gjithmonë kam pasë frikë prej se o hi o punësu aty”, ka thënë prindi i tij, për Klan Kosovën.

“Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë…  N’gjoks [është plagosur]. Ishalla shpëton, po unë nuk jam optimist”.

Lexo po ashtu Te Liqeni i Badovcit, grabitësit plagosin dy persona të kompanisë së sigurimit - transportonin para

Krasniqi ka njoftuar se djali i tij e ka vetëdijen mirëpo ka humbur shumë gjak, teksa ka shprehur uratën që raste si ky i sotmi të mos ndodhin kurrë më.

“Është me vetëdije po ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton.  Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më”.

“Qet djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”, ka deklaruar Krasniqi.