Telegrafi

Flet babai i maqedonasit që mbyti Almirin katërvjeçar: Djali le ta merr dënimin që e meriton (Video)

Goce Iliq shpreh keqardhje që djali i tij, Bojan Iliq, i shkaktoi tragjedinë e rëndë familjes shqiptare Aliu, ku si pasojë e goditjes me veturë – të shtunën në mbrëmje, në qytetin e Kumanovës – fëmija katërvjeçar i kësaj familjeje ka ndërruar jetë.

“Nuk mund ta kthejmë fëmijën. Gjynah për fëmijën. Në moshën katërvjeçare nuk ka ditur asgjë. Unë ju kërkoj falje dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Më vjen gjynah edhe për familjen. Përsëri do t’ju kërkoj falje. Ne nuk e kemi bërë për revanshizëm, siç dëgjohen zërat. Ne nuk kemi pasur asgjë, jo vetëm me atë familje, por me asnjë shqiptar tjetër”, tha ai.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë le të vendosin dhe të shqiptojnë dënimin që meriton djali i tij për shkaktimin e kësaj tragjedie.

Në familjen Aliu sot është hapur e pamja. /RTV21/