Site icon Telegrafi

Flet autorja e fotos, që pushtoi mediat pas shpërthimeve në Bruksel (Foto)

Ketevan Kardava (56), korrespondente në Bruksel ishte në aeroport kur dëgjoi shpërthimet. Reagimi i saj i parë ishte të hapte kamerën dhe të kuptonte ç’po ndodhte.

Fotoja e parë që ajo kapi e dy grave të gjakosura është përhapur në mbarë botën dhe po cilësohet si imazh ikonik i horrorit të së martës në Bruksel.

Aktualisht, Kardava është e sigurt në shtëpinë e saj, derisa ka folur për foton.

“Nuk isha në gjendje t’i ndihmoja. Të gjithë ishin të mbuluar në gjak. Ato humbën këmbët e tyre. Të gjithë”, thotë ajo, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë ajo vazhdoi të kërkonte ndihmë dhe të realizonte foto derisa u ndihmua nga ushtarët që e dërguan në vend të sigurt.

Exit mobile version