Telegrafi

Flet atentatori i Gjukanoviqit (Video)

Mirko Velimirovic është atentatori që tashmë ka pranuar të bashkëpunoj me autoritetet malazeze rreth rastit të atentatit mbi liderin Milo Djukanovic.

Ai ka thënë se ka marrë shumën e parave rreth 30.000 euro nga Aleksandar Sindelic, për të blerë armë, të cilat me grupin e Bratislava Dikic është paraparë të hyjnë në Kuvendin e Malit të Zi në ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit.

Kryetari i Gjykatës së lartë në Podgoricë, Boris Savic, miratoi të hënën një marrëveshje në mes të Mirko Velimirovocit dhe prokurorit special në të cilën ai pranoi se ishte anëtarë i një organizate e cila ka bërë komplot që të bëjë trazira në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Sipas kësaj marrëveshje, Velimirovic do të dënohet me gjashtë muaj burg për krijimin e organizatës kriminale.

Nënshtetasit rus Eduard Vladimirovič Shirkov dhe Vladimir Nikolajevič Popov, kanë organizuar grupin kriminal nga të cilët është kërkuar vrasja e Kryeministrit të Malit të Zi Milo Djukanovic. Ky është vlerësimi i prokurorisë së shtetit malazez, të cilët kanë dhënë vlerësimin e tyre publik, duke shtuar se nevojitet zgjerimi i hetimeve edhe më tej.

Ky lartë në foto është ish Komandanti i Xhandarmërisë serbe Bratislav Dikić, duke e shoqëruar Ministrin e Brendshshëm të Serbisë Nebojsa Stefanovic. Sipas prokurorisë malazeze ish Komandanti Dikic ka synuar të sulmojë parlamentin e republikës malazeze, një ditë para zgjedhjeve nacionale më 15 tetor.

Po ashtu në raportin e prokurorisë shkruan se grupi terrorist, ka synuar edhe të kudnapoj liderin malazez Djukanovic, për të kërcënuar më tej me kërkesa politike. Dyshimet e implikimit rus deri më tani në këtë rast veç se janë evidentuar, dhe janë duke u hetuar më gjerësisht, por tashmë me dy dëshmitarë bashkëpunues për prokurorinë e Malit të Zi.

Më poshtë mund të shikoni edhe gjykimin e Velimirovic në gjuhën origjinale, duke treguar detajet e rastit dhe përgatitjet e sulmit, transmeton gazetametro.

“Unë meritoj medalje sepse kam ruajtur kombin malazez dhe shtetin dhe meritoj që të mos gjykohem. Arsyeja pse bëra veprimin bashkëpunues ishte patriotike“, ka shtuar ai.